Buzhala për Halil Kastratin: Ka merak me u “fry” para kamerave, nuk besoj në organizatore të bamirësive kur ata marrin merita më shumë se donatorët

449 Shares Share Messenger

Humanisti Halil Kastrati nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga gazetari Berat Buzhala.

Ditë më parë ishte Flaka Surroi, ajo e cila lëshoi kritika për mënyrën e humanizimit të Kastratit, ndërsa diskurs të njëjtë ka përdorur edhe Berat Buzhala.

Ai një status të tijin për Christiano Ronaldon e ka lidhur edhe me Halil Kastratin.

“Edhe ky pak a shume si Halil Kastrati, ka merak me dhane ndihma para kamerave”, ka shkruar Buzhala në statusin e tij të cilin edhe mund ta lexoni në vijim.

Dhe jo vetem kaq, Buzhala ka bërë edhe një postim tjetër në Facebook.

Postimi i plot Buzhales në Facebook:

“Une kam bo hajgare edhe me Nanen Tereze, e pse s’po bojka me e gjujte noj kunxh edhe per Lile Kastratin?
Me lejoni te them edhe njehere: Nuk besoj ne organizatore te bamiresive, e posacerisht lur ata marrin merita me shume se sa donatoret. Nuk besoj gjithashtu as atehere kur ekspozohen personat ne nevoje.
Qe ta zeme, sa here e keni pa te ndjerin Rupert Neudeck, ish shefin e Cap Anamurit tuj i thirre kamerat kur i ka ndihmu miliona njerez ne Kosove, gjate dhe pasluftes? Organizata e tij i ka dhane miliona marka gjermane.
Personalisht nuk e konsideroj njeri te demshem Halil Kastratin, edhe pse i kam vrejtjet e mia per menyren se si e kryen punen e tij.
Calmate” ka shkruar Buzhala.

Share Messenger

Më të lexuarat