Buxhovi: Lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër, ka pasur shumë të këqija

Share Messenger

Jusuf Buxhovi, themelues i LDK-se dhe ish-bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Rugovës, ka deklaruar se lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër dhe ka pasur shumë të këqija, shkruan Gazeta Metro.

Buxhovi në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se UÇK’ja nuk ishte e pastër sepse janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së.

“UÇK’ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së”, ka thën Buxhovi.

Shkrimtari Buxhovi gjithashtu ka komentuar edhe ndërkombëtarët dhe rezolutën 1244.

“Në Kosovë ka ndodh një fenomen shumë interesant sepse faktori ndërkombëtarë është kujdes që Rezoluta 1244 të sjellë një infrastrukturë demokratike në një shtet të lirë ku çlirimi të kthehet në liri dhe çlirimi të kapet nga çlirimtarët dhe për këtë fajin më të madh e kanë faktori ndërkombëtar”, ka shtuar Buxhovi

Share Messenger

Më të lexuarat