Burri i thyen 247 arra me kokë duke tentuar të thyej rekordin botëror, të gjithë shokohen kur e shohin

11 Shares Share Messenger

Një burrë nga Pakistani ia ka thyer vetëm me kokë, 247 arra për brenda një minuti duke tentuar të thyej një rekord bizar botëror, shkruan DailyMail.Pamjet paraqesin Mohammad Rashid Naseem, 32-vjeç i cili po i thyente me kokë arrat të cilat i kishin renditur në dy vija të gjata, duke i thyer të gjitha një-nga një, me qindra të tilla.

Tentimi për të thyer rekordin botëror është filmuar në shkollën e lartë publike në Salah Faisal Colony në Karachi të Pakistanit.Gjaku i cili po i dilte nga koka shihet duke pikuar derisa ai po i thyente arrat me kokë – por kjo nuk ka ndaluar artistin e arteve marciale që të thyej rekordin e mëparshëm që ishte vetëm me 217 arra.Naseem ka thënë: “Synimi im është që t’i bëjë 50 rekorde botërore“.

“Po trajnohem shumë fort, dhe sa herë që e thyej nga një rekord të ri, ajo më jep mua edhe më shumë lumturi.”Rekordi Botëror i Guinness për më së shumti arra të thyera me kokë për një minutë ishte thyer në Nëntor të vitit të kaluar nga Navin Kumar, nga India i cili i kishte thyer 217 arra.

Share Messenger

Më të lexuarat