Burri i Donika Kadaj-Bujupi u punësua në Telekomin e Kosovës

107 Shares Share Messenger

Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK pasi e braktisi Vetëvendosjen, gjithashtu ka të punësuar familjarë në Telekom.

Nga 1 gushti i 2018-s, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësua agjent i shitjes në Telekom.

Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj është jurist dhe për 20 vjet ka qenë i papunë.

Sipas një raporti zyrtar të Telekomit, 234 persona janë punësuar në periudhën shkurt 2018- 2019.

Në total, Telekomi ka 2 mijë e 540 punëtorë, për dallim prej 2 mijë e 295 sa kishte në vitin 2016./Koha/

Share Messenger

Më të lexuarat