Bukuroshet dhe ‘bishat’!

Share Messenger

Në Hollivud pamja e bukur është gjithçka, kështu që zakonisht femrat e bukura dashurohen në meshkuj të bukur. Mirëpo, disa nga femrat më të bukura në botë kanë dashur të dallohen nga ky grup i femrave dhe zemrën e tyre ua kanë dhuruar meshkujve, të cilët për nga bukuria fizike nuk mund t’u afrohen as te taket.

Ato kanë parë diçka të bukur tek ata, pa marrë parasysh se a bëhej fjalë për bukurinë shpirtërore apo thjesht kanë shije tjetër për meshkuj. Edhe pse shumica e njerëzve nuk mund ta kuptojnë se si Geoffrey Aren ka arritur ta joshë bukuroshen Christina Hendricks, ajo mendon se ka pasur fat.

“Ai thjesht është klasik, i sjellshëm dhe i mrekullueshëm”, ka thënë aktorja, duke e quajtur si bashkëshortin më të mirë në botë. Padma Lakshmi ka qenë në martesë me shkrimtarin Salman Ruzhdie dhe bukuria e tyre dallon si toka me qiell.

Por, duket se ajo ka parë diçka tjetër tek ai, pasi në martesë kanë qëndruar tri vjet. Heidi Klum dhe këngëtari Seal për shtatë vjet konsideroheshin si çifti i artë i Hollivudit, para se të shkurorëzoheshin më 2012-ën. Edhe pse Seal ka zërin e një “engjëlli”, vështirë se mund të thuhen fjalë të mira për pamjen e tij.

Njëra nga femrat më seksi të Hollivudit, Salma Hayek, është në martesë me biznesmenin francez François-Henri Pinault, i cili assesi nuk mund të quhet një bukurosh. Por ai është miliarder dhe kjo duket se mjafton për Salman.

Në mesin e bukurosheve që ishin dashuruar në meshkuj të shëmtuar janë edhe Jennifer Lopez, që ishte në lidhje me Marc Anthony, pastaj Christina Aguilera me Jordan Bratman, Ammy Rosum, Jennifer Aniston, Courtney Cox dhe Gwen Stefani kanë qenë të dashuruara në Adam Duritzin, ndërsa Kate Moss në Pete Doherty.

Share Messenger

Më të lexuarat