Buka më e mirë në botë: Receta e brumit indian në të cilin do të dashuroheni

0 Shares Share Messenger

Ushqimi në Indi është i njohur në të gjithë botën me erëzat pikante që kanë, ndërsa buka e tyre është më i preferuara e çdo vakti. Kjo bukë i ngjanë samunit por është shumë më i butë dhe më i shijshëm, transmeton gazetametro.net


Ata e quajnë “Naan”. Kështu që më poshtë ne do t’ua tregojmë recetën e kësaj buke të famshme.

Përbërësit që ju nevojiten:

280g miell

1 pluhur për pjekje

1 lugë të vogël krip

170ml ujë të vakët

Dhe pak vaj për përzierje.

Mënyra e gatimit:

I bëni bashkë të gjithë përbërësit dhe i përzieni, pastaj e leni në një pjatë të qëndrojë në temperaturë të dhomës, por pjata duhet të mbulohet me diçka. Pasi që të fryhet brumi, atë e ndani në 6 pjesë, këtë 6 pjesë i shtrini në madhësinë e një pjate të vogël. Lyeni me vaj nga të dy anët e brumit dhe pastat i fërgoni në tigan pa vaj, mjafton vaji që i keni lyer më herët. Fërgojini nga 1 minutë në secilën anë.

Ju preferojmë që në raste që keni më shumë se 3 ose 4 persona, bëjeni një dozë të dyfishtë.

Share Messenger