Borrell: Prioritet imi, arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Share Messenger

Arritja e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë po kërkohet që një kohë të gjatë nga të gjitha vendet mike dhe të fuqishme të shtetit të Kosovës.

E këtë marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, si prioritet kryesor gjatë punës së tij po e thotë edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borell deklaroi sot se përparësia kryesore e diplomacisë së tij do të jetë afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe arritja e një marrëveshjeje në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Prioriteti im do të jetë të punoj në një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Borrell në një letër drejtuar ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE’së.

Kujtojmë se SHBA’ja dhe BE’ja javë më parë i kërkoi Kosovës heqjen e taksës, kurse Serbisë ndalimin e fushatës së egër ndaj Kosovës për tërheqjen e njohjeve së pavarësisë.

Ndërkaq Qeveria e ardhshme Kurti me të filluar punën e saj para vetës ka dy sfida shumë të mëdha, heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

Share Messenger

Më të lexuarat