‘Bomba’ ruse iu kthjellë me mëngjes me gjoksin e saj të hatashëm

15 Shares Share Messenger

Çdo paraqitje e saj merr vëmendje të konsiderueshme krejt kjo fal bukurisë së mahnitshme dhe linjave të përkryera trupore që posedon.Fjala është për bukuroshen ruse, Anastasiya Kvitko e cila u bë e njohur atëherë kur mediat ndërkombëtare e konsideronin si rivalen më të denjë të yllit amerikan, Kim Kardashian West.Ajo para një dite vuri në dukje se çfarë gjoksi madh posedon duke e bërë publike një fotografi ku ajo kishte vënë në fokus atë, dhe fytyrën tërheqëse.

E pak orë më parë Kvitko ka nxjerrë në “Instagram Stories” edhe një video të shkurtër me ç’rast ka treguar se është rrugës për në Los Anxhelos.Marrë parasysh se famën e ka marrë nga asetet e bujshme nuk ka se si të mos i reklamonte edhe në videon e fundit ku u pa e veshur me një bluzë të zezë e cila në pjesën e gjoksit i kishte vetëm disa vija ndarëse çka bënin që sytë të shkojnë fillimisht aty.

Theksojmë që modelja ruse e cila zhvillon shumicën e kohës aktivitetin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, posedon një llogari në rrjetin social “Instagram” ku ndiqet nga më shumë se 8.4 milionë njerëz nga mbarë bota.

Ajo është 23-vjeçe dhe ka lindur në Kaliningrad të Rusisë. Këto dhjet vitet e fundit ajo është shpërngulur për jetesë në SHBA, fillimisht në Miami e më pas në Los Anxhelos.

Share Messenger

Më të lexuarat