Bolt bëhet futbollist, befason me skuadrën e tij

Share Messenger
Usain Bolt mund ta realizojë ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist.

Ish njeriu më i shpejtë i botës që javën që shkoi i dha fund karrierës në atletikë, karrierën tani mund ta vazhdojë në futboll.

Është skuadra nga Championship, apo liga e dytë e Anglisë që i ka ofruar kontratë Boltit.

Bëhet fjalë për skuadrën Burton Albion, që në Championship pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ka pësuar dy humbje.

“Jam i sigurt se ne do t’i ofrojmë kontratë, dhe trajneri do ta dëshironte atë. Ai është i shpejtë, nëse nuk ka asgjë tjetër”, ka deklaruar Robinson, pronari i skuadrës angleze.

Share Messenger

Më të lexuarat