Boksieri kosovar i shpëtoi sulmit terroristë në Barcelonë (Foto)

Share Messenger

Mbrëmë ndodhi një sulm terrorist në Barcelonë të Spanjës, duke lënë të vdekur afër 14 persona dhe 50 të lënduar, shkruan Indeks.

Afër këtij sulmi ishte edhe boksieri i njohur shqiptar, Senad Gashi – ky i fundit rrëfen ngjarjen përmes rrjeteve sociale.

“Unë jam në rrugë për në Marbella dhe gjatë udhëtimit jam ndaluar në Barcelonë. Fatkeqësisht sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Ngushëllime për anëtarët të familjes së viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Faleminderit për pyetjet e shumta, unë jam mirë. Unë nuk kam qenë larg vendngjarjes kur ndodhi sulmu, por fatmirësisht jam mirë”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.

Për ata që nuk e njohin Senad Gashi është 27 vjeçar, boksier nga Kosova që e përfaqëson Gjermaninë. Ai ka të zhvilluar rreth 15 meçe, duke i fituar të gjitha me K/O./Fishmedia.

Share Messenger

Më të lexuarat