Blogerja shqiptare e ftuar në evenimentin e Kim Kardashian

Share Messenger

Ylli i famshëm amerikan, Kim Kardashian, së fundmi ka lansuar një koleksion të ri produktesh nga linja e saj e kozmetikës, KKW Beauty.

Në një eveniment të organizuar për promovimin e koleksionit të ri, është ftuar edhe blogerja me origjinë nga Peja, Foinika Kay.

Në profilin e saj në InstaStory, ylli shqiptar i ka publikuar disa fotografi me të pranishmit, në mesin e tyre, me nikoqiren Kim Kardashian, si edhe me modelen e njohur, Winnie Harlow.

Blogerja e popullarizuar shqiptare, e cila jeton dhe vepron në New York dhe njihet si një personalitet me ndikim në botën e kozmetikës, para disa muajsh e lansoi linjën e qerpikëve artificialë të quajtur “Kosovo”, në bashkëpunim me kompaninë ‘Tarte Cosmetics’.

“Jam shumë krenare për origjinën time dhe ka qenë shumë e rëndësishme për suksesin tim, prandaj ka vlerë të madhe për mua që mund t’i shfaq pakëz dashuri vendit tim me bashkëpunimin tim të parë për qerpikë”, kishte thënë në një deklaratë bukuroshja me origjinë nga Peja, e cila në rrjetet sociale njihet si ExteriorGlam.

Share Messenger

Më të lexuarat