Bllokohen të gjitha llogaritë e Telekomit për shkak të borxheve ndaj ATK’së

Share Messenger

Telekmi i Kosovës për shkak të detyrimeve që ka ndaj Agjencisë Tatimore të Kosovës, e të cilat nuk i ka përmbushur, kjo agjenci është deturuar që t’i bllokoj të gjitha llogaritë e Telekomit për shkak të borxheve ndaj ATK’së.

Ka qenë kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi i cili e ka konfirmuar lajmin. Ai ka thënë për KTV’në se kanë kërkuar mirëkuptim nga ATK’ja për t’ua mundësuar pagesën e borxhit me këste, porse një gjë e tillë nuk u është mundësuar.

“I kemi bërë kërkesë zyrtare që të na mundësohet pagesa me këste për 11 muaj, pasi kemi lidhur një kontratë ndërkombëtare me një operator ekonomik, për mirëmbajtjen e sistemit, zgjerim dhe implementim të ‘KontriCodit’. Kjo kontratë kap vlerën e 6.1 milionë eurove dhe operatori na ka mundësuar pagesën me këste, por një mirëkuptim të tillë nuk e kemi gjetur te shteti. Andaj, ATK’ja, nga e mërkura na i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, ka thënë Istrefi.

Ai ka bërë të ditur se mosgjetja e një zgjidhjeje me ATK’në, rrezikon jo vetëm rrogat e punëtorëve, por edhe falimentimin e ndërmarrjes në tërësi.

“Përveç shkresave, jemi takuar edhe me zyrtarët e ATK’së dhe po presim të marrim një përgjigje pozitive. Ligjet në fuqi na japin të drejtë neve, sepse ATK’ja duhet të ketë parasysh mirëqenien e punëtorëve dhe fatin e ndërmarrjes, e cila me këtë veprim rrezikon falimentimin”, ka thënë Istrefi.

Share Messenger

Më të lexuarat