Blerim Latifi për Xherdan Shaqirin thotë se s’ka shkollim: Ai s’di çka është shqiptare e çka arabe

Share Messenger

Blerim Latifi, këshilltar i Kadri Veselit, ka thënë se Xherdan Shaqiri s’ka shkollim adekuat për të folur për identitetin fetar të tij. Ka thënë se lojtari i Liverpoolit nuk di të dallojë çka është shqiptarë e çka arabe.“Shumë vite më parë, rastësisht, e pata dëgjuar njërin duke i thënë një tjetri: Shqiptarit me Kuran i lejohet me i pasë katër gra! Xherdan Shaqiri është në kategorinë e këtyre njerëzve që, në mungesë të shkollimit, nuk e kanë aftësinë të dallojne kufijtë e identiteteve që kanë”, ka shkruar Latifi.Reagimi i Larfiit ka ardhur pasi Xherdan Shaqiri ka përshëndetur përkrahësit e tij me një fjalë arabe.

Blerim Latifi ka thënë se s’duhet të kërkohet prej Xherdan Shaqirit të dijë origjinën e fjalëve që përdor pasi këtë s’ia ka mësuar as familja dhe as shoqëria.“Ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes asaj çka është shqiptare dhe asaj çka është arabe, ose turke e sllave. Aq më pak janë në gjëndje të dijnë origjinën e fjalëve që përdorin dhe dallimin mes etnicitetit e religjionit. Mos kërkoni prej djalit atë që me kohë nuk ia dhanë as familja, e as shoqëria!”, ka shtuar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat