Bill Gates para një viti: Një virus mund të shpërthejë në Kinë, mund të vrasë 33 milionë njerëz!

Share Messenger

Bill Gates para një viti kishte “parashikuar” se një virus do të shpërthente në Kinë që mund të vriste 33 milionë njerëz në të gjithë botën në gjashtë muajt e parë.

Pronari i Microsoft, kishte paralajmëruar se bota ishte në rrezik nga super patogjenët që përhapen shpejtë në të gjithë planetin dhe se njerëzit duhet të përgatiteshin për këtë, ashtu siç do ta bënin për luftë.

Duke folur në një konferencë të organizuar nga Shoqëria Mjekësore në Masaçusets, Gates kishte thënë që ai ishte optimist dhe se kishte një zonë që bota nuk po “bënte shumë përparim”.

“Në rastin e kërcënimeve biologjike, ndjenja e urgjencës mungon. Bota duhet të përgatitet për pandemitë në të njëjtën mënyrë serioze që përgatitet për luftë”, citohet të ketë thënë ai.

Gjatë konferencës, miliarderi kishte zbuluar një studim gjithëpërfshirës të Institutit për Modelimin e Sëmundjeve, i cili përcaktoi se sa shpejt mund të përhapet një sëmundje e re.

Një video, e cila paraqiste “udhëtimin në kohë”, shpjegonte se si një virus i mundshëm do të shpërthente në Kinë, pastaj mund të përhapej me shpejtësi në të gjithë planetin, duke vrarë përfundimisht 33 milionë njerëz.

Tani pas një viti, bota po përballet me koronavirusin vdekjeprurës, i cili u shfaq në qytetin kinez të Wuhanit. Virusi ka vazhduar të përhapet në mënyrë globale, me numrin e kombeve të prekur pothuajse duke u dyfishuar brenda natës.

Zyrtarët kanë thënë se rastet e konfirmuara janë rritur jashtëzakonisht shumë vetëm në Kinë.

Vietnami, Singapori, Arabia Saudite dhe Hong Kongu të gjitha këto vende i kanë konfirmuar rastet – përkrah SHBA-së, Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajvanit dhe Tajlandës.

Ndërkohë, është thënë se 20 qytete të mëdha kineze janë në mbyllje me mbi 56 milionë njerëz “në karantinë”

Share Messenger

Më të lexuarat