Bëri paraqitje me gol fantastik, shpërblehet Edon Zhegrova

Share Messenger

Baseli ka arritur që të shënoi fitore bindëse në derbin zviceran ndaj Young Boys dhe tani është vetëm një pikë prapa tyre.

Baseli ka arritur që para tifozëve të vet të shënoi fitore ndaj skuadrës lidere me rezultatin 3-0, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16’të në Superligën e Zvicrës.

Në këtë ndeshje nga fillimi ishin dyshja, Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova, me këtë të fundit që shkëlqeu në këtë ndeshje për 76 minuta sa ishte në fushë. Fillimisht ai dhuroi një asistim te goli i parë i shënuar nga Arthur, e më vonë arriti që edhe vet të shënoi një gol të bukur.
‘SofaScore’ ka publikuar notat e lojtarëve nga kjo ndeshje dhe më së larti është vlerësuar sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. 20 vjeçari mori notën 8.5. Ndërkaq, edhe Taulant Xhaka u vlerësua lartë. Kapiteni i Baselit mori notën 7.9.

Share Messenger

Më të lexuarat