Beqiri mesazh VV-së: Nuk lëshojmë pe dhe pikë

Share Messenger

Sot kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhje më shumë se dy orë për të diskutuar për mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por prapë se prapë jo më ndonjë rezultat.

Ismet Beqiri, nga ky subjekt politik në “Debat Plus” ka thënë se LDK nuk lëshon pe dhe pikë.

Ai thotë se në diskutimin e parë ishte përmendur që LDK të merr Kryetarin e Kuvendit, zotimin për Presidentin dhe pesë ministri.

“Tash ne kemi lëvizur nga ai qëndrim dhe Kryetarin e Kuvendit do ta kthejmë pas një viti. Lëshim më të madh unë nuk di çfarë mund të bëjmë”.

Beqiri thotë se LDK nuk po kërkon as më shumë e as më pak se që i takon, përcjell Telegrafi.

“Neve qytetarët na kanë dhënë ‘hisen’ në qeveri. Normalisht që kur bëhen zgjedhje, mendohet edhe qeverisja. Mos të mendojë dikush se neve po na dhuron diçka”.

Share Messenger

Më të lexuarat