Befason trajneri Anglisë: Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, kurrë nuk kam parë diçka të tillë

Share Messenger

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Harry ëinks (’32), Harry Kane (’79), Marcus Rashford (’83) dhe Mason Mount (’90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Pas ndeshjes, trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka thënë se nuk ishte ndeshje e lehtë ndaj Kosovës.

“Kosova na e bëri ndeshjen e vështirë. Kosova luajti mirë në ojesën e parë. E bëmë diferencën me kundërsulme”, tha Southgate për SSK, përcjell Zëri.info.

“Atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Nuk kam përjtuar diçka të tillë më herët”, vlerësoi Southgate.

“Gjithë skuadra e vlerëson këtë mikëpritje. Kosova e ka një rast të mirë në Ligën e Kombeve. Mendoj se eksperienca do t’i shërbejë Kosovës”, shtoi ai.

Kështu, Kosova e mbyll ciklin eliminator me 11 pikë në grupin A eliminator, në vendin e tretë.

Share Messenger

Më të lexuarat