Befason Ronaldinho, tregon fituesin e Liges së Kampionëve

103 Shares Share Messenger

Ish futbollisti brazilian, Ronaldinho, ka befasuar të gjithë duke thënë se edhe skuadra angleze, Tottenham Hotspur, ka gjasa që të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve këtë vit.

Tottenhami u pa si kundërshtar i lehtë në letër, por ata arritën fitore 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Manchester Cityt. Megjithatë, ende shumë e shohin Cityn si skuadër favorite për të kaluar tutje.

Mirëpo, kështu nuk mendon edhe ikona e futbollit brazilian, Ronaldinho.

‘’Pse nuk mund ta fitojë Tottenhami Ligën e Kampionëve? Vetëm se ata nuk kanë histori në këtë garë ose se nuk e kanë fituar asnjëherë? Çdo skuadër që e ka fituar Ligën e Kampionëve, e ka fituar atë për herë të parë’’ tha fillimisht ish futbollisti i Barcelonës.

“Rezultati i tyre kundër Manchester City, që është një nga ekipet më të mira dhe ka disa nga lojtarët më të mirë, tregoi se ata mund të konkurrojnë me më të mirët’’.

“Në këtë fazë ata duhet të besojnë se mund të shkojnë deri në fund dhe nëse ata luajnë kështu, atëherë ata edhe mundën’’ deklaroi Ronaldinho.

Ndryshe, ndeshja e dytë çerekfinale mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit zhvillohet të mërkuren në “Etihad Stadium”.

Share Messenger

Më të lexuarat