Befason Ramiz Lladrovci: Unë jap dorëheqje nëse …

12 Shares Share Messenger

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se do të jap dorëheqje nga gara për  kryetar komune, nëse kundër-kandidatët e tij e gjejnë vetëm një drejtor që e ka shkarkuar ai kur erdhi në pushtet.

“Atyre u ka kaluar kontrata. Po këta nuk e din as çka është kontrata”, tha tutje Lladrovci.

Tutje, ai tha se nëse nuk gjendet që është shkarkuar ndonjë drejtor, atëherë kundër-kandidatët e tij duhet të tërhiqen nga gara për Drenasin.

“Boll më e mashtruat qytetarin me këto gjana. Drejtorët nuk janë shkarkuar, por u ka përfunduar kontrata”, deklaroi Lladrovci.

Share Messenger

Më të lexuarat