Befason Marina: Geti ka më shumë produkte për mjekër se sa unë për “make-up”

Share Messenger

Marina Vjollca ka qenë mysafire e Ermal Mamaqit në emisionin “Xing”.

Ajo ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës private, duke treguar edhe momentin e njohjes së parë me Getoar Selimin-Getin.

Ndër të tjerash, ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve të femrave se si ia bënë kur e puth bashkëshortin me mjekërr, të cilat janë të bindura se e bënë të vuajë.

“Ma bëjnë shpesh këtë pyetje, por po them të vërtetën. Nuk më shqetëson fare mjekra e Getit”, tha ajo, por pastaj, siç bëjnë gratë e martuara, u kujtua një gjë e shqetëson.

“Në ka një gjë që më acaron te mjekra e Getit është që ai ka më shumë produkte për ta mirëmbajtur atë sesa kam unë për makeup-in. Vaj, shampon, balsam…”, tha ndër të tjera Marina.

Share Messenger

Më të lexuarat