Befason Klopp, nuk luan me Shaqirin por thotë se është i lumtur me të!

13 Shares Share Messenger

Xherdan Shaqiri u konsiderua si një nga transferet më të qëlluara të Liverpool në merkaton e verës, ani pse u ble vetëm 13 milionë funte nga Stoke City.

Por pjesa e dytë e sezonit ishte fatale për të, pasi shkëlqimi i tij filloi të shuhej.

Për situatën e futbollistit nga Zhegra ka folur edhe trajneri Jurgen Klopp, menjëherë pas ndeshjes ndaj Portos që u fitua nga ‘Të Kuqtë’ me rezultat 1-4, transmeton Periskopi.

Related image

“Jo, jo, të gjithë janë të mirë, të gjithë të mirë“, u shpreh trajneri gjerman.

“Si një trajner, nuk më pëlqen të flas për këtë, por asgjë nuk ndodhi midis nesh. Ne vetëm kemi cilësi atje, dhe pastaj është paksa e vështirë nëse nuk udhëheqim“.

Megjithatë, Klopp formalisht duket që e konsideron 27-vjeçarin për planet e së ardhmes.

”Ai na ka ndihmuar shumë dhe do të na ndihmojë gjithashtu. Ju mund të jeni pak i çmendur në mua, por kjo nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam atë”, përfundoi Klopp

Share Messenger

Më të lexuarat