Befason Joshua: Zgjimi nga vdekja i Tyson Furyt, Wilder nuk e goditi fort atë

59 Shares Share Messenger

Anthony Joshua ka folur për momentin më interesant të meçit ndërmjet Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit

Meçi i vitit në boks u zhvillua më 1 dhjetor ndërmjet Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt, por që në fund nuk pati fitues.

Kjo përballje ishte tejet interesante dhe të dy boksierët kishin shanset e tyre për të fituar.

Fury ishte më afër, por gjithçka ndryshoi në raundin e fundit kur Wilder e rrëzoi atë.

Boksieri britanik befasoi të gjithë duke u ngritur në këmbë për të vazhduar meçin, i cili më pas përfundoi me ‘remi’.

E për momentin më interesant të meçit ka folur Anthony Joshua, i cili pretendon se Wilder nuk e ka goditur aq fortë Furyn.

“Mendoj se ai ishte i lodhur. Wilder nuk e goditi fort atë, si një nokautues i vërtetë” ka thënë Joshua.

“Fury ishte i lodhur dhe pati nevojë për ato pesë sekonda të qëndrojë i shtirë, pastaj u ngrit,”.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni rrëzimin dhe ‘zgjimin nga vdekja’ të Tyson Furyt.

Share Messenger

Më të lexuarat