Befason bukuroshja që u fut në finale: Futbollistët e Liverpoolit më dërguan mesazhe

Share Messenger

Kinsey Wolanski është bukuroshja amerikane që u fut në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

Ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, themeluesit të faqes pornografike ruse ‘Vitaly Uncensored’.

Kinsey ka bërë një intervistë të gjatë për The Sun, ku fillimisht tha se nuk e dinte rëndësinë e finales së Ligës së Kampionëve.

“Kur i dashuri im Vitaly më tha për të bërë këtë gjë, sinqerisht nuk e dija sa gjë e madhe ishte finalja e Ligës së Kampionëve”.

“Nuk e kisha idenë se do të më shikonte e gjithë bota. Por, unë thash po menjëherë, thjesht më pëlqen të bëj gjëra të çmendura, vetëm një jetë kemi”, u shpreh Kinsey.

Por ajo nuk ka dashur t’i zbulojë emrat e tyre pasi fillimisht nuk i kishte njohur dhe vetëm pasi i vizitoi profilet e tyre e kuptoi se ishin futbollistët e The Reds.

“Nuk do të zbuloj emrat, por disa nga futbollistët e Liverpoolit më kanë dërguar mesazhe flirtuese pasi hyra në fushë”.

“Njëri më dërgoi disa zemra, e një tjetër më tha se më kishte parë në fushë. Sinqerisht nuk i njihja ata derisa pashë profilet e tyre. Nuk iu përgjigja sepse unë e kam një të dashur”, përfundoi Kinsey.

Share Messenger

Më të lexuarat