Befasi të mdha, ja kush mund ta fitoi Topin e Artë

Share Messenger

Tifozët e futbollit kanë zgjedhur Lionel Messin si fitues të “Topit të Artë” për këtë sezon.

Pavarësisht se Barcelona dështoi në Kupë dhe Champions, argjentinasi ka qenë mbresëlënës dhe ka kaluar sërish shifrën e 50 golave në sezon.

Rivali i vetëm i Lionel Messit, pritet të jetë Virgil van Dijk, që me Liverpool ka fituar Champions Leaguen duke zhvilluar një sezon fantastik, shkruan SYRI.net.

Por, për lexuesit e ‘SportBilbe’, “Topin e Artë” e meriton Lionel Messi i cili në një sondazh të zhvilluar së fundmi ka marrë mbështetjen e shumicës prej tyre.

Nga mbi 34 mijë vota argjentinasi ka marrë 54% të votave duke u pozicionuar i pari, ndërsa i dyti renditet Virgil van Dijk me 40% të votave.

Sadio Mene pozicionohet në vendin e tretë së bashku me Salah duke marrë respektivisht nga 3% të votave.

Ajo që bie në sy në listë nuk ekziston fare Cristiano Ronaldo i cili dështoi njësoj si Messi në Champions League por arriti të fitojë “Scudetton” me Juventusin.

Share Messenger

Më të lexuarat