Befasi: Mësohet emri i kundërshtarit të parë të Joshuas për vitin 2020

Share Messenger

Anthony Joshua në pritje të konfirmimit për kundërshtarin e ardhshëm.

Anthony Joshua mund të ndeshet me bashkëkombësin e tij britanik, Dillian Whyte në meçin e radhës, sipas Bbc Radio 5 Live Boxing Team.

Joshua riktheu tre brezat e kampionit të botës duke mposhtur Andy Ruiz Jr me pikë në revanshin e tyre në Arabinë Saudite të shtunën. 30 vjeçari ishte ndeshur me Whyte të cilin e nokautoi më 2015.

WBO kishte thënë se Joshua duhet të ndeshet me sfiduesin Oleksandr Usyk kurse IBF ka insistuar se Kubrat Pulev mund të jetë një kundërshtar i radhës për Joshuan.

Por, korrespodenti i BBC për boks, Mike Costello ka thënë se një revansh me Whyte mund të jetë dueli i parë i Joshuas në vitin 2020.

Share Messenger

Më të lexuarat