Bebe Rexha largohet nga Shqipëria me ‘zemrën e mbushur’

Share Messenger

Bebe Rexha ka njoftuar se është nisur për në Amerikë pas vizitës së shkurtër në Shqipëri.

Këngëtarja vendosi që të shikojë vet se ku do të shkojnë paratë që i ka mbledhur me fondacionin e saj.

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, të cilën e kishte realizuar në avion, teksa po kthehej në Amerikë.

“Duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Jam e lodhur por zemra ime është plot. Ndalesa e radhës për koncert është Chicago”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Bebe Rexha ka marrë përsipër ndërtimin e dy shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti.

Share Messenger

Më të lexuarat