BE dorëzohet më në fund, e pranon: Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për të fituar vizat, tani…

815 Shares Share Messenger

Apostolova ka thënë se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes se liberalizimit të vizave për kosovarët. Tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin, ka thënë ajo.

Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya ka thënë se Kosovës, nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar.

E gjitha thotë ajo, tani mbetet tek shtetet anëtare për të marrë vendimin.

“ Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare per të marrë vendimin.

Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket cështjes se liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet qe kanë pas për tu plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova duke folur për rtv 21.

Share Messenger

Më të lexuarat