Baton Haxhiu kritikon Ambasadorin amerikan, pasi ky i fundit lavdëroi Albin Kurtin

Share Messenger

Publicisti i njohur, Baton Haxhiu, në një shkrim autorial thekson se Ambasada Amerikane e ka marrë betimin e Kryeministrit në Ardhje, Albin Kurti se do të konsultohen dhe të merren vesh për çdo gjë të rëndësishme për çështjet e Kosovës.

Deklaratat e Kosnettit se Albin Kurti është njeri i intelegjent dhe shumë i pjekur, Haxhiu po e cilëson si një deklaratë populliste dhe të pamenduar mirë nga Kosnett.

Haxhiu po thotë se Kosnett si një diplomat amerikan me status të përkëdhelur duhet të ketë dyfish më tepër kudjes dhe të jetë i vetëdijshëm me deklaratat për konfigurimet e brendshme politike në Kosovë.
“Mirëpo, pikërisht një diplomat amerikan me status të përkëdhelur duhet të ketë dyfish më tepër kujdes. Përveç kornizës së rregullatorit diplomatik ligjor të shtetit të tij dhe të Kosovës, ai parimisht duhet të jetë më i vëmendshëm kur është fjala për konfigurimet e brendshme politike. Fuqia e madhe ia imponon këtë qasje delikate”, shkruan tutje Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

Haxhiu po ashtu ka shkruar se Ambasada Amerikane në Kosovës e ka marrë betimin e Kryeministrit në ardhje, Albin Kurti se do të merren vesh për çdo gjë të rëndësishme dhe se dhuna është pjesë e kaluarës.

“Ambasada Amerikane e paska marrë betimin e Kryeministrit në Ardhje se do të konsultohen dhe të merren vesh për çdo gjë të rëndësishme. Dhe se dhuna politike është pjesë e së kaluarës. Lajm i mirë për Isa Mustafën”, shkruan tutje Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

Haxhiu po ashtu e ka kritikuar ambasadorin Kosnett për lëvdatat e paargumentuara ndaj Albin Kurtit dhe duke harruar problemet e raportet mes LVV dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë.

“Lëvdatat e paargumentuara bëhen absurde kur prej tij kërkohet decidivisht profilizimi i Albin Kurtit. Ai nuk e thotë asnjë fjalë për raportet e deridjeshme, tejet problematike dhe të tensionuara, mes Kurtit/Vetëvendosjes dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, por përqendrohet vetëm në potencialin pozitiv për ndryshim të koalicionit të mundshëm. Besimi i tij më shumë përmban instruksione sesa siguri se do jetë ashtu siç i kanë premtuar”, shkruan tutje Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.
“Kjo formë e lëvdatave me bollëk, ende pa u krijuar qeveria dhe me shumë paralajmërime që janë në kundërshtim me planifikimet amerikane, nxit dyshime për qëllimet e fundme.”

Sipas Haxhiut qëndrimet e Kurtit me Kosnettin janë diametralisht të kundërta.

“Qëndrimet e tij dalin diametralisht të kundërta me ato të Kurtit, apo ndoshta edhe këtu ka ndonjë premtim të ri të Kryeministrit në Ardhje që ka të bëjë me “pjekurinë”?”, shkruan tutje Haxhiu, transmeton Gazeta Metro.

Krejt në fund Baton Haxhiu i ka kujtuar Kosnettit se Albin Kurti nuk mund të ndryshon aq shpejt sa mendon ai.

Share Messenger

Më të lexuarat