Basha: Rama deshtoi, anulimi i zgjedhjeve është rezultat i qëndresës së popullit

Share Messenger

Kryedemokrati Basha iu drejtua me fjalim protestuesve, ku komentoi edhe vendimin e Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Kjo, tha Basha, është rezultat i forcës së popullit.

“Presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminal autokratik për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist, antikushtetues, pushtetin vendor. Kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj. Ishte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit”, tha Basha.

Kryeopozitari shtoi se edhe pas kësaj beteja do vijojë më tej për Shqipërinë si gjithë Europa.

“Anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit nuk është fundi i betejës sonë, aspak fundi i betejës tonë, është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar”, vijoi Basha.

Ai u ndal edhe te përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”, të cilat sipas tij vërtetuan lidhjet e qeverisë me krimin

Share Messenger

Më të lexuarat