Barcelona e demolon PSV-n, Messi shënon het-trik

Share Messenger

Barcelona i ka fituar tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katalanasit e kanë mposhtur PSV-në me rezultat prej 4 me 0.

Llogarinë për Barcelonën e hapi Leo Messi nga gjuajtja e lirë në minutën e 32’, ku me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Katalanasit e filluan sërish me sulm pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për dy minuta me anë të Dembeles në minutën e 75’ dhe Messi në atë të 77’-të.

Argjentinasi nuk u ndal me kaq, pasi realizoi het-trik në minutën e 87’.

Kujtojmë se Barcelona është në grup edhe me Tottenhamin dhe Interin.

Share Messenger

Më të lexuarat