Barcelona arrin fitore spektakolare ndaj Sevillës dhe merr kreun, por e humb Leo Messin

6 Shares Share Messenger

Barcelona më në fund ka triumfuar në një ndeshje të La Ligës pas plot katër javëve pa fitore, pasi e mposhti Sevillën 4-2 në shtunën në “Camp Nou”, në një natë shqetësuese në të cilin e humbi yllin e skuadrës, Lionel Messin, shkaku i lëndimit.
Lionel Messi pati një çerek lojë të mrekullueshëm duke asistuar një herë dhe shënuar një herë tjetër, por ajo që u duk si natë magjik u ndërpre për faktin e tij të keq nga një rrëzim që në shikim të parë s’u duk shqetësues, e që më vonë e detyroi argjentinasin ta braktisë takimin dhe ta alarmojë gjigantin katalonas.

Barcelona vinte nga katër ndeshje pa fitore, tri barazime dhe një humbje, në La Liga, dhe fitorja ndaj Sevillës, sidomos pas humbjes së Real Madridit në shtëpi ndaj Levantes, ishte e domosdoshme.

Dy minuta brenda takimit dhe Messi e përgatiti golin e parë, duke asistuar te Philippe Coutinho që shënoi për epërsinë e hershme të katalonasve.

Vetëm dhjetë minuta më pas, magjiku i vogël shënoi një super gol për ta ngritur në 2-0 epërsinë e vendasve.

Fatkeqësisht, Messi u rrëzua në një duel me dy lojtarë të Sevillës dhe e lëndoi dorën e djathtë. Rreth dhjetë minuta tretman mjekësor jashtë fushën ishin përpjekje të kota për ta kthyer argjentinasin në fushë.

Ousmane Dembele e zëvendësoi atë në minutën e 24-të. Messi vazhdoi për në spital nga aty, ku pritej t’iu nënshtrohej testeve mjekësore për ta parë shkallën e dëmtimit. Sipas mediave spanjolle, ai mund ta ketë thyer dorën, duke e vënë në rrezik paraqitjen në dy ndeshjet e rëndësishme të Barcelonës, ndaj Interit të mërkurën në Ligën e Kampionëve dhe kundër Real Madridit në El Clasicon e të dielës në La Liga.

Barça u mbajt mirë me Messin jashtë fushës, kryesisht falë Marc-Andre Ter Stegen, i cili pati disa pritje fantastike në vazhdim për t’ia mohuar golin vizitorëve.

Luis Suarez e trefishoi epërsinë e Barcelonës duke realizuar një penallti që e fitoi vetë në minutën e 62-të.

Rreth dhjetë minuta para fundit, Pablo Sarabia ia dha Sevillës një fije shprese, duke shënuar golin e parë skuadrën e tij.

Megjithatë, Ivan Rakitic me një super vollei ua preu këmbët mysafirëve duke e shënuar golin e katërt dy minuta para mbarimit të kohës së rregullt.

Sevilla i vazhdoi përpjekjet dhe ia doli të shënojë edhe një herë përmes Luis Muriel në minutën e 91-të. Por, e gjithë kjo nuk mjaftoi pasi Barcelona triumfoi në fund 4-2.

Tani Barcelona është lidere me 18 pikë, një më shumë se Alavesi në vendin e dytë dhe katër më shumë se Real Madridi në vendin e pestë.

 

Share Messenger

Më të lexuarat