Babai i Khabibit ka diçka për McGregorin

Share Messenger

Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i yllit të MMA-së, Khabib Nurmagomedovit, e ka ftuar yllin e UFC-së, Conor McGregorin, të marrë pjesë në një garë në vendlindjen e tij në Dagestan, duke e ripërsëritur se nuk mban inat ndaj irlandezit për fyerjet që ai ia kishte bërë atij dhe birit të tij para meçit “UFC 229”.McGregori e kishte tallur dhe fyer yllin rus dhe babanë e tij para meçit të 6 tetorit në Las Vegas, duke e quajtur frikacak qaraman babanë e Khabibit dhe duke u tallur me fenë e tyre islame, transmeton Gazeta Express.Kampioni i peshave të lehta Khabibi e shkatërroi McGregorin duke e detyruar ta dorëzonte meçin në rundin e katërt, para se t’i sulmonte egërsisht anëtarët e ekipit të tij jashtë kafazit pas meçit.

Abdulmanap, i cili e humbi këtë meç për shkak se iu mohua viza për të udhëtuar në SHBA, ka thënë së fundmi se e fal McGregorin për fyerjet. Ai përsëri ka sinjalizuar se e ka bërë një gjë të tillë duke e ftuar irlandezin të marrë pjesë në turneun Sambo në Dagestan në dhjetor.“Mysafirë të nderuar, i ftoj përsëri në këtë turne mikun tonë të ngushtë [aktorin dhe ish-luftëtarin e UFC-së] Oleg Taktarov dhe McGregorin”, dëgjohet Abdulmanap duke thënë në një video teksa vozit makinën.“Kam thënë se e kam falur atë [për të gjitha fyerjet], është më rëndësi të jesh zemërgjerë”, shtoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat