Aviokompania Germania stacionon një Airbus A319 në Aeroportin e Prishtinës

8 Shares Share Messenger

Kompania e pavarur ajrore Germania, nga data 31 Mars 2019, do të stacionoj një Airbus A319 me kapacitet prej.150 ulëseve, në Aeroportin e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë. Së bashku me partnerin Air Prishtina, Aviokom- pania do të zgjërojë rrjetin e fluturimeve në fillim të sezonës verore 2019, duke hapur ndër të tjera edhe linja të reja nga Prishtina për në Stuttgart, Hamburg dhe Hannover. Linjat ekzistuese të cilat realizohen në bashkëpunim me partnerin për dhe nga München, Düsseldorf, Basel/Mulhouse dhe Verona do të vazhdojne të operohen edhe më tutje.Gjatë një konference për shtyp Germania dhe Air Prishtina kanë shpalosur para mediave vendore planet e tyre për vitin e ardhshëm. Prezent në këtë konferencë ishte dhe Shkelqësia e tij Christian Heldt, Ambasador i Repub- likës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, i cili komentoje planet e të dyja kompanive, si vijon: „Me pothuajse 300,000 udhëtarë gjatë vitit 2017, Germania është transportuesi nr.1 që operon në Aeroportin e Prishtinës. Me fluturimet shtesë që operohen nga Aviokompania Germania prej Aeroportit të Prishtinës si bazë, shpresoj që Gjermania së shpejti të jetë edhe destinacioni nr.1 i udhëtarëve. Jam krenar dhe i lumtur se një transportues ajror gjerman që luan një rol kaq të rëndësishëm, dëshiron të trajnojë e së shpejti edhe të operojë me ekuipazh kosovar dhe personel tjetër të stacionuar këtu.“

Sieghard Jähn, anëtar i Bordit drejtues të Grupit Germania, në veçanti vlerëson bashkëpunimin e frytshëm me Air Prishtina: „Partneriteti ndërmjet Germania dhe Air Prishtina është i ngushtë dhe bazohet në besimin reciprok. Nga zhvillimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit përfitojnë të dyja kompanitë në masë të madhe. Rëndësia enorme e Air Prishtina në këtë regjion për Aviokompaninë Germania, është çelësi kryesor për zhvillimin e tregjeve të reja.“Germania dhe Air Prishtina bashkëpunojnë ngushtë që nga viti 2012 në linjat në mes Gjermanisë dhe Kosovës. Leyla Ibrahimi, kryesuese e bordit drejtues të Air Prishtina deklaroj: „Me stacionimin e një aeroplani në Prishtinë, janë krijuar mundësitë që Air Prishtina, si specialiste në këtë treg, të zhvillohet dhe të zgjerojë planin e fluturimeve më tej. Kjo është konsekuencë logjike e bashkëpunimit shumëvjeqar dhe të besueshëm, i cili bazohet në fleksibi- litet dhe në vendimmarrje të shpejtë.“

Partner i rëndësishëm në regjion është edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Kryesuesi i bordit Haldun Firat Koktürk, e pret me pozitivitet stacionimin e aeroplanit të Aviokompanisë Germania: “Në emër të të gjithë ekipit të Aeroportit Nderkombetar Limak Kosovo, jemi të lumtur që një Aeroplani të Aviokompanisë Germania ti japim një shtëpi të dytë. Ky është një hap i rëndësishëm për Aviokompaninë Germania, aeroportin tonë dhe Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm me Aviokompaninë Germania mundëson që udhëtarët tanë të zgjedhin destinacione të ndryshme dhe krahas kësaj të rritet edhe numri i udhëtarëve në mënyrë të vazhdueshme.”Claus Altenburg, drejtor i shitjes në Aviokompaninë Germania, për stacionimin e Airbus A319 deklaron: „Në vitin 2019 ne presim një rritje të kërkesës për fluturime nga Kosova, në veqanti për në Gjermani. Me stacionimin e një aeroplani në Prishtinë, Germania dhe Air Prishtina janë të përgatitur maksimalisht, që të reagojmë shpejtë dhe në çdo kohë për çfarëdo zhvillimi të ri.“

Është planifikuar që anëtarët e ekuipazhit, të cilet i nevojiten Aviokompanisë Germania për aeroplanin e stacionu- ar në Prishtinë, në javët dhe muajt e ardhshëm të rekrutohen edhe në Kosovë. Kështu, nga ky plan do të mundësohet që të përfitojnë jo vetëm pasagjerët nga udhëtimi i tyre drejtë familjarëve dhe miqve, por gjithashtu edhe tregu lokal i punës. Të interesuarit nga Kosova mund të aplikojnë në E-Mail adresën në vijim: [email protected] germania.aeroPër Germania:Germania është një aviokompani ajrore gjermane e pavarur, e cila është themeluar mbi 30 vite më parë. Në fluturimet në distanca të shkurtëra dhe të mesme, aviokompania me shenjat dalluese të saj me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë, bart më shumë se 3 milion pasagjerë në vit. Germania ofron linja të fluturimit nga 20 aeroporte në Evropë drejtë më shumë se 55 destinacione brenda kontinentit, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Duke ndryshuar prirjen e zakonshme të industrisë, Germania vazhdon të ofrojë snacks falas, soft drinks, revista dhe bagazh prej 20 kg pa pagesë. Germania operon fluturime të rregullta, charter dhe jo të rregullta. Së bashku me kompaninë ajrore zvicerane “Germania Flug AG” dhe “Bulgarian Eagle”, flota e Germania-s përbëhet aktualisht prej 29 aeroplanëve. Germania Technik Brandenburg GmbH është përgjegjëse për mirëmbajtjen e aeroplanëve të kompanisë. www.flygermania.comDepartamenti per Media / Head of PR / Lars Wagner / Tel. +49 30 533 89 – 8765 / [email protected]ër Air Prishtina:Air Prishtina është ofruesi kryesor i fluturimeve të volitshme dhe kualitative për në Kosovë si dhe në Maqedoni. Nga Zvicra, Gjermania si dhe qyteteve të shumta në Evropë kjo kompani ofron fluturime të rregullta. Filozofia e saj që nga themelimi e deri në ditët e sotme është: Që njerëzve të cilët jetojnë në Evropë t’iu mundësohen fluturime të volitshme, të sigurta dhe kualitative për të vizituar të afërmit e tyre në Kosovë dhe regjion. Që nga viti1981 Air Prishtina është urë lidhëse në mes të Atdheut dhe Diasporës. Për të garantuar pretendimin e larte per kualitet, besueshmëri dhe siguri, Air Prishtina bashkepunon me kompani ajrore të mirënjohura. Falë këtyre partneriteteve intenzive dhe në të shumtën e rasteve shumëvjeqare i është mundësuar të krijojë një rrjet të destinacioneve me fluturime direkte dhe ekonomikisht atraktive.

Share Messenger