Arsenali e nis mbarë në Europa League

Share Messenger

Arsenali ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim në xhiron e parë në Europa League, duke e mposhtur 3-0 skuadrën e Eintracht Frankfurt.

“Topçinjtë” e nisën me shumë ndryshime ndeshjen, por pavarësisht kësaj, në fund u larguan nga “Commerzbank-Arena” me tri pikë.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 38’, shënoi Joseph Willock.

Në pjesën e dytë, Arsenali shënoi edhe dy herë në “Commerzbank-Arena”.

Fillimisht shënoi 18-vjeçari, Bukayo Saka në minutën e 85’ dhe Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 87’.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Standard Liege me Mërgim Vojvodën në formacion, e ka mposhtur 2-0 skuadrën e Vitoria de Guimaraes.

Share Messenger

Më të lexuarat