Arrestohet Maradona

Share Messenger

Ikona e futbollit botëror nga Argjentina, Diego Maradona është arrestuar sot në Aeroportin e Buenos Aires, pas padisë që i ka bërë ish e dashura Rocio Oliva.

Diego Maradona u ndalua nga oficerë të policisë pas kthimit të tij nga Meksika. Ku më vonë, u njoftua se ish-e dashura e tij, Rocio Oliva e kishte paditur atë për mos pagimin e 5.6 milionë funtave.

Oliva ka apeluar në gjykatën e San Miguel me kërkesën për kompensim, ndërsa gjyqi për futbollsitin argjentinas është caktuar për 13 qershor të këtij viti.

Kujtojmë se Rocio Oliva dhe Diego Maradona kanë jetuar bashkë për më shumë se 6 vjet.

Share Messenger

Më të lexuarat