Arrestohet i dyshuari në Aeroportin e Prishtinës me vizë të falsifikuar

Share Messenger

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” i dyshuari me vizë hungareze të falsifikuar.

I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas kontrollës së pasaportës ka prezantuar pasaportën e Kosovës me vizë të falsifikuar të Hungarisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Share Messenger

Më të lexuarat