Arrestohet bosi i mafisë japoneze, e tradhtuan tatuazhet

Share Messenger

Policia tajlandeze ka arrestuar një bos të mafisë japoneze ‘yakuza’ që ka qenë në kërkim për plot 15 vjet.

Shigeharu Shirai u arrestua pasi u njoh vetëm nga tatuazhet e tij të shumta në trup, fotot e të cilave u përhapën në Facebook.

BBC raporton se 74-vjeçari ka qenë në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e rivalit të një bande tjetër mafioze në vitin 2003, përcjell tvklan.al.

Ai u arrestua në veri të Bangkokut dhe do të ekstradohet në Japoni për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Fotot e tatuazheve të Shigeharu Shirai u realizuan nga një person në një lokal në Tajlandë, i cili nuk e kishte idenë se personi në fjalë ishte mafioz japonez.

Grupet mafioze ‘Yakuza’ janë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe përbëhen nga rreth 60 mijë anëtarë.

Bandat mafioze janë të paligjshme, ndërsa shumica prej tyre fitojnë miliona para ilegalisht përmes lojërave të fatit, shfrytëzimit të prostitucionit, trafikut të drogë dhe sulmeve kibernetike.

Share Messenger

Më të lexuarat