Arrestimi i bosit të kazinove: Policia jep detaje të reja për të njohurin ‘Curri’

Share Messenger

Është arrestuar nga Policia e Kosovës bosi i shumë bastoreve dhe kazinove në Kosovës, Ismet Osmani i njohur ndryshe si ‘Curri’.

Policia e Kosovës e konfirmuar  se arrestimi i tij është bërë sot në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e tij në lagjen ‘Marigona Residence’.

I gjithë ky operacion po bëhet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë i cili përfshin disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalim me informacione shtesë”, ka thënë Kelani përmes telefonit për Metron.

Po ashtu bashkë me ‘Currin’, Metro merr vesh se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet I.B dhe M.M.

Metro në vijim do të sjellë edhe detaje e operacionit nga Njësia Speciale e Kosovës.

Share Messenger

Më të lexuarat