Arifi i reagon Apostolovës për pagat: Sigurojeni implementimin e marrëveshjeve që vetë i keni garantuar

Share Messenger

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi, perms një statusi të publikuar në ‘Facebook’ I ka reaguar shefes së BE-së Nataliya Aposotlova në lidhje me kritikën e saj drejt Qeverisë për rritjen e pagave, transmeton “Zëri.Info”.

Arifi thotë se BE-ja do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet; i ka garantuar, siç është marrëveshja për energjinë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vendimi i Qeverisë së Kosoves për ngritjen e pagave është vendim legal dhe legjitim. Dhe gjithsesi kushtetues. BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantiar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim. Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjën e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlersime për vendime legjitime politike gati si parti politike qe synon sukses elektoral zgjedhor.

Share Messenger

Më të lexuarat