Ardhja e Putin: Serbia u mbyll qytetarëve dritaret në rrugën ku do të kaloi kryetari Rus, edhe shahtat saldohen!

89 Shares Share Messenger

Gjatë vizitës së kryetarit rus Vladimir Putin në Serbi, më 17 janar, parashikohet shkalla më e lartë e sigurisë, ndërsa bashkë me të vijnë edhe 250 sigurimsa rusë, prej të cilëve një pjesë ka arritur në Serbi.

Rrugët nëpër të cilat do të kalojë kryetari rus do të jenë të mbyllura, shahtat e salduara, në ndërtesa do të ketë snajperistë serbë e rusë, ndërsa qytetarëve të cilët banojnë në ato rrugë u është urdhëruar t’i mbyllin dritaret dhe t’i lëshojnë perdet, i kanë thënë ekspertët e sigurisë gazetës serbe “Kurir”.

Me hyrjen e aeroplanit presidencial të Putinit në hapësirën ajrore të Serbisë, aeroplanët e ushtrisë serbe do ta përcjellin deri në aterrim në Beograd, shtojnë ata, ndërsa qielli do të jetë i mbyllur për fluturime.

Sipas gazetës, di të nagazhohen prej 4.000 deri 7.000 policë, krahas njësive speciale të policisë dhe agjencive tjera të sigurisë.

Gazeta thotë se komunikimet në internet të Serbisë me botën do të vëzhgohen me ashpërsi, do të ketë kontroll edhe të qytetarëve.

Bëhet e ditur se ndër njerëzit e sigurimit të Putinit ka ekspertë për mbrojtje fizike, por edhe nga fusha e farmacisë, armëve kimike e elektronike…

Share Messenger

Më të lexuarat