Arbër Vllahiu: Nuk japim premtime, ofrojmë zgjidhje

Share Messenger

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu, tha se beteja e AAK-së është për qytetaret, se do t’i sjell kryeqytetit ndryshimin që ka nisur me kryeministrin Haradinaj dhe do të vazhdoj nëpër qytete të Kosovës.

Në fjalimin e tij në tubimin e AAK-së në Prishtinë, me ç’rast u prezantuan kandidatët për kryetar të komunave nga kjo parti, Vllahiu tha se do të zgjidhin ato probleme që nuk kane gjetur zgjidhje deri sot.

“Po vijmë për t’i ndryshuar komunat, po vijmë t’i ofrojmë qytetarit jetën e tij në qytetin e tij, të ofrojmë zhvillim ekonomik,  t’i zgjidh problemet e infrastrukturës, të ofrojmë siguri, të zgjidhim atë që nuk e kanë zgjidhur deri sot. Bashkohuni me ne sepse i kryejmë të gjitha punët që të tjerët i kanë premtuar prej 18 vjetësh e nuk kanë bërë asgjë” ka thënë Vllahiu.

Tutje Vllahiu tha se AAK-ja nuk do të jap premtime mirëpo do të ofroj zgjidhje.

“Ju kanë premtuar shumëçka, së fundmi edhe 100 premtime, ne nuk do të japim më premtime por japin zgjidhje. Japim zgjidhje për secilin qytet, japim zgjidhje për Prishtinën, që ta bëjmë me ju për ju” deklaroi Arber Vllahiu, njofton Klan Kosova.

Share Messenger

Më të lexuarat