Arbana dhe Eduardi kapen mat në stadium, moderatorja ‘fle’ në supin e regjisorit

Share Messenger

Moderatorja Arbana Osmani dhe partneri saj Eduard Grishaj tashmë janë të lidhur edhe para syrit të publikut. Pas zërave të bujshëm në media të dy kanë zgjedhur të mos fshihen më.

Madje ata nuk lënë rast pa shprehur hapur dashurinë për njëri-tjetrin. Së fundmi çifti ka ndjekur nga afër ndëshjen Shqipëri-Francë në stadiumin e ri në Tiranë. Ata janë shfaqur aq të afërt ndaj njëri-tjetrit saqë nuk i kanë shpëtuar dot syrit të paparacit.

Arbana e mbështetur në supin e Eduardit dhe për pak po e zinte gjumi. Këto detaje i ka shtuar në postimin e tij vetë regjisori. Pamje më romantike nuk mund të dhuronin nga ndeshja e zhurmshme.

Share Messenger

Më të lexuarat