Arban Abrashi: Do ta ulim tatimin në pronë

Share Messenger

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arban Abrashi, u zotua se do të bëjë uljen e tatimin në pronë për banorët e Kryeqytetit.

Në dy minutëshin e tij për zotime në Debatin Përnime ai theksoi se tatimi i lartë po dëmton bizneset dhe familjet në Prishtinë.

“Ne fillojmë me fondin e punësimit, fuqizimin e grave për ndërmarrësi. Ulja e tatimit ne pronë, rritja e tij po shkakton dëme për familje dhe biznese. Në emër të ambientit jemi duke investuar në sistemin e ngrohjes.. Kthimin e pallatit të rinisë nën menaxhimin e Prishtinës”, tha Abrashi.

Zgjedhjet lokale janë përcaktuar të mbahen më 22 tetor.

Share Messenger

Më të lexuarat