Anastasiya: Vithet e mia janë më të gjera se një metër (FOTO)

10 Shares Share Messenger

Tre vjet më parë ajo nga Rusia ishte zhvendosur në Los Anxhelos, sepse në vendlindjen e saj e kishin maltretuar për shkak të formave të bujshme të trupit.

Manekinia ruse Anastasiya Kvitko, e cila insiston se format trupore të saj janë plotësisht natyrale, është zotuar se vithet e saj do të jenë më të mëdha, më të bukura dhe më të mira se Kim Kardashian. Transformimi i saj ka zgjatur vetëm 5 vjet, ndërsa vithet e saj tani janë më të gjera se një metër, më saktësisht 105 centimetra.

“Përmasat e mia janë të përkryera, gjinjtë i kam 96 centimetra, ndërsa beli 63 centimetra”, ka sqaruar ajo.

Tre vjet më parë ajo nga Rusia ishte zhvendosur në Los Anxhelos, sepse në vendlindjen e saj e kishin maltretuar për shkak të formave të bujshme të trupit. Nëse krahasohen fotot e saj nga e kaluara shihet se si vithet e saj duken shumë të rrumbullakosura dhe këtë e ka arritur duke larguar gati tërë yndyrën nga shpina dhe rregullisht ka bartur shtrëngues beli. Mirëpo ajo insiston se nuk e ka pasur as edhe një operacion të vetëm plastik dhe se format e saj i ka gdhendur në palestër.

“E kam pasur vetëm një operacion, atë të zorrës qorre. Për agjencitë e modës kam qenë tepër e trashë dhe kanë kërkuar të humb peshë. Unë u kam thënë jo”, ka rrëfyer Kvitko e cila me modelim ka filluar të merret që nga mosha 17 vjeçe. Edhe pse disa herë e kanë kapur duke fotoshopuar fotot e saj, ajo ende insiston se çdo gjë që shihet në trupin e saj është natyrale. “Trupi im është sportiv, vithet e mia janë më të bukurat dhe nuk kam asnjë operim në trup”, ka thënë ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat