‘Amerikës as që u shkon mendja që të shkojnë nga hapësira e Kosovës, amerikanët janë aty për të mbetur’

365 Shares Share Messenger

Komentuesi ushtarak-politik serb Miroslav Lazanski ka thënë se Serbia nuk do të lejojë që ‘Stuhia’ të përsëritet dhe se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic po bën gjithçka që te kjo të mos vijë.

“Kryeari Vucic ka thënë se nuk do të lejojmë një “Stuhi” të re, askush nuk do t’i dëbojë serbët. Sekretari i pëgjithshëm i NATO-s ka thënë se çfarëdo lëvizjeje e Ushtrisë së Kosovë në veri të Kosovës duhet ta lejojë gjenerali i KFOR-it”, ka thënë Lazanski, duke shtuar se nëse ata nuk i pengojnë këto qëllime, atëherë Serbisë i duhet ta bëjë.

Lazanski sipas medieve serbe ka thënë se Amerikanët kanë ardhur në Kosovë dhe atje edhe mebesin, kështu që, sipas tij, kërcënimet e tyre ndaj Prishtinës vështirë se do të përmbushen,transmeton FishMeida.info.

“Atyre u duhet Kosova. Ata janë përpjekur për të ardhur. As që u shkon mendja që të shkojnë nga hapësira e Kosovës”, ka thënë Lazanski, duke thënë se amerikanët janë aty për të mbetur.

“Ata këtë e bëjnë në qetësi. Është e mundur që heshturazim natën, të paraqiten në ‘vijën administrative’ (kufi të Kosovës)”, thotë Lazanski.

Share Messenger

Më të lexuarat