Amerika edhe nga OKB: Mbështetje të fuqishme formimit të Ushtrisë, kërkon njohje

200 Shares Share Messenger

Rodney Hunter, Koordinatori Politik në misionin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, i ka dhënë përkrahje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Përfaqësuesi i SHBA’së e ka rikonfirmuar përkrahjen për FSK’në duke thënë se ajo është në përputhje me rezolutën 1244 dhe kjo është një e drejtë sovrane nga Kosova.

Hunter ka thënë se FSK’ja nuk është UÇK, por ajo është një forcë e krijuar nga Kosova që brenda saj ka edhe komunitete pakicë dhe është në pajtim me rezolutën 1244.

“SHBA rikonfirmon përkrahjen për tranzicionin e FSK’së dhe ajo është në përputhje me rezolutën 1244, është e drejtë sovrane. FSK nuk është UÇK, ajo është një forcë e cila nuk e ka shkelur rezolutën 1244, presim nga Qeveria e Kosovës të respektojë pakicat në Kosovë”, tha Cohen, njofton gazetametro.net.

“Kërkojmë nga Kosova normalizimin e marrëdhënieve nga e cila përfitojnë të dy palët, dhe njohje reciproke mes dy vendeve”, tha Cohen.

Krejt në fund Hunter ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të mos marrin veprime provokative dhe ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë dialogun.

Share Messenger

Më të lexuarat