Ambasadori i ri ShBA-së në Kosovë: FSK-ja ushtri

341 Shares Share Messenger

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë ekskluzive për “RTK”-në, ka thënë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mese e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

Ambasadori Kosnett ka thënë se “liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”.

Në këtë intervistë, e cila transmetohet në orën 20:10, ambasadori amerikan ka folur edhe për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe nëse ajo mund të prek çështjen e kufirit.

Ambasadori i ri amerikan, ka ritheksuar se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Share Messenger