Ambasadori i ri serb në Rusi: Serbinë e presin dy zgjidhje të këqija për Kosovën

Share Messenger

Në 20 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, deputeti serb dhe ambasadori i sapoemëruar i Serbisë në Moskë, Miroslav Lazanski, ka thënë se Serbia lufton për atë që ende mund ta marrë nga Kosova.

Ish-gazetari serb, i cili gjatë javës që shkoi është emëruar ambasador në Rusi, siç raporton B92, ka thënë se aktualisht duhet të “nxjerrim atë që mund të nxirret atje, sepse Kosova nuk është një problem që është shfaqur tani”, pwrcjell Telegrafi.

“Atë problem [çështjen e Kosovës] nuk mundi ta zgjidhte as Mbreti Aleksandar, as Jugosllavia e Titos e as nga Millosheviqi, prandaj është jo reale të pritet që kjo brenda natës të zgjidhet. Po mundohemi të nxjerrim maksimumin nga ajo që është e mundur, që është çështje e një kompromisi”, thotë Lazanski, duke shtuar se të gjitha zgjidhjet në një farë mënyre janë të këqija”.

“Për Kosovën ekzistojnë vetëm dy zgjidhje – e keqe dhe më pak e keqe”, tha Lazanski.

Share Messenger

Më të lexuarat