Ambasadori i Britanisë del me deklaratë të fuqishme: Për Britaninë, Kosova është shtet 100% i pavarur

860 Shares Share Messenger

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell ka deklaruar se Kosova është shtet 100% i pavarur, sovran dhe demokratik, transmeton Gazeta Metro.

O’Connell i pyetur rreth qëndrimeve të fundit dhe deklaratave që vijnë nga shteti i Serbisë karshi Kosovës, ai ka thënë se Kosova është shteti i pavarur dhe sovran.

Sipas tij qëndrimi i Britanisë nuk do të qëndrojë asnjëherë në lidhje me Kosovën.

“Për Britaninë e Madhe, Kosova është shtet 100% i pavarur, sovran dhe demokratik, e kemi thënë dhe do ta themi gjithmonë, pasi ky është qëndrimi i ynë”, tha O’Connell në T7.

Por, O’Connell tha se Kosova duhet të punojë më shumë në lidhje në fushën e drejtësisë.

Share Messenger

Më të lexuarat