Ambasadori britanik në Serbi: Kosova për ne është shtet

Share Messenger

Ambasadori britanik në shkuarje në Serbi Denis Keefe i ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Britanisë së Madhe si kompleksë, por se ndajnë vlera të përbashkëta.

I pyetur t’i komentojë shkrimet e gazetave se prapa aksioneve të policisë speciale të Kosovës qëndrojnë këshilltarë britanikë, Keefe ka thënë se “nuk flet për teoritë e komplotit” dhe ka vlerësuar se këto janë “marrëzira”.

“Politika jonë rreth Kosovës është se e mbështesim kthimin në dialog me ndërmjetësimin e BE-së. Ne jemi miq të Ballkanit, Kosova për ne është shtet, por themi se duhet të bisedoni dhe zgjidhja të arrihet me dialot”, ka thënë Keefe.

Ai ka thënë se hyrja e Serbisë në BE është në interesin e Beogradit e të Londrës, sepse Britania e Madhe dëshuron Ballkan Perëndimor “stabil, prosperues e të sigurt”.

Keefe ka thënë se Britania e Madhe po del nga Evropa, por është anëtare e NATO-s dhe “do të mbetet partner i të gjitha vendeve të Ballkanit”, transmeton “Danas”.

Share Messenger

Më të lexuarat